Tabaku në Bllokun e Sigurisë takon protestuesit e arrestuar: Iu ofruam mbështetje ligjore

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 tetor, Zhurnal.mk – Një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi sot në bllokun e sigurisë për të takuar personat e arrestuar pas protestës së djeshme ku u regjistruan përplasje me forcat e policisë.

Tabaku, e cila mban edhe detyrën e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, u shpreh se personat që kishte takuar nuk kishin dhunuar apo goditur asnjë objekt. Sipas saj, ata kishin ndërhyrë për të mbrojtur protestuesit e tjerë nga dhuna e ushtruar prej policisë.

Deputetja demokrate theksoi se veprimet e tyre kishin qenë në mbrojtje të qytetarëve që po protestonin.

“Një pjesë e madhe kanë qenë atje vetëm si protestues të thjeshtë pa ushtruar asnjë dhunë. Kanë qenë pjesë e protestës, kanë protestuar në mënyrë paqësore. Iu ofruam mbështetje ligjore. Dje të rinjtë protestuan kundër sistemit të ngritur”, tha ajo.

Sipas Tabakut, arrestimet janë dëshmi e një sistemi që tregohet i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët.

artikuj të ndërlidhura