Tahiri akuzon Kurtin për keqpërdorim të foltores dhe fajësim të opozitës

Nga D. V.
269 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 prill, Zhurnal.mk – Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar kryeministrin për “keqpërdorim të foltores” dhe fajësim të opozitës pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar situatën si të krijuar nga vetë ai.

Ai tha se seanca e fundit ishte vazhdim i një krize politike që, sipas tij, po i mban qytetarët në pasiguri.

“Ashtu siç e patë, sonte përfundoi edhe episodi i fundit i një filmi triller, i një kohe e cila me të vërtetë secilin qytetar të Kosovës është duke e mbajtur në ethe. Sonte, edhe në episodin e fundit, pra dhe në seancën e fundit, Kryeministri i Kosovës e përdori, respektivisht e keqpërdori foltoren duke e goditur skajshmërisht opozitën, duke u mundu me hudhë fajin tek subjektet politike opozitare, në një gjendje bukur dështuese dhe bukur tronditëse, të cilën e solli vetë në Kosovë. Pra, edhe sonte u shpreh mllefi, mllef i cili buron nga nevoja e tij me marrë dhe me pasë pushtet”, tha Tahiri.

Ai deklaroi se, pavarësisht zhvillimeve, demokracia në vend ka mbijetuar.

“Sot shpëtoj demokracia në Kosovë”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër