Takim Sali – Aliu: Ekonomia vendase po shkon drejt stabilizimit

Nga B.M
557 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali sot në Qeveri realizoi takim me delegacionin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), të udhëhequr nga kryetari i saj, Nuhi Aliu.

Takimi, siç informojnë nga kabineti i tij, u zhvillua në frymë konstruktive, duke vlerësuar vitin që lamë pas dhe sfidat e shkaktuara nga kriza globale ekonomike. Pavarësisht këtyre sfidave, u vlerësua se vendi ka arritur të ruajë stabilitet në aspektin e investimeve dhe të klimës ekonomike.

“Parashikimet për këtë vit janë pozitive. Një rol të rëndësishëm do të kenë edhe investimet publike, të cilat tashmë janë në fazë realizimi nga ana e Qeverisë. Ekonomia vendase po shkon drejt stabilizimit, çka dëshmon se klima e investimeve në vend po hyn në një fazë më të favorshme”, bëhet e ditur në kumtesë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër