Vazhdon aksioni për mirëmbajtjen e gjelbërimit në Çair në bashkëpunim me NP “Parqe dhe gjelbërimi”

Nga admin
503 e lexuar

Shkup, 15 janar – Aktivitetet në terren vazhduan sot me ritëm të shtuar dhe rezultate të dukshme në kuadër të fushatës njëjavore për mirëmbajtjen e gjelbërimit në komunën e Çairit, e cila po zbatohet në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërimi”.

Siç informojnë nga Komuna Çair, aksioni është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mirëmbajtjen e mjedisit urban.

“Gjatë kësaj faze janë pastruar dhe rregulluar zonat e gjelbra përgjatë rrugëve Nikolla Maleshevski, August Cesarec, Metodija Mitevski dhe Ferid Murad, me çka janë mbledhur gjethet, janë larguar mbetjet sezonale dhe është kryer krasitja e degëve. Aksioni ka nisur nga Fushë Topanë – Mega Park dhe do të vijojë në zona të tjera të gjelbra, për t’u përmbyllur në Parkun e Çairit, qëndron në kumtesë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër