Takimi i Tretë i Zyrtarëve të Lartë të APEC-ut 2026 do të mbahet në Dalian

Nga D. V.
291 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pekin, 21 maj, Zhurnal.mk – Takimi i Dytë i Zyrtarëve të Lartë i forumit “Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC)” për vitin 2026 u kurorëzua më 19 maj në Shangai.

Sipas agjendës vjetore, Takimi i Tretë i tillë do të mbahet në qytetin Dalian këtë gusht. Për momentin, Dalian si një dritare e hapjes së krahinave të Kinës Verilindore, po bën përgatitje për të pritur eventin, duke thelluar ndërlidhshmërinë dhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar të rajonit Azi-Paqësor.

Siç mësohet, si vend mikpritës i APEC-ut, Kina do të mbajë rreth 300 aktivitete me tema në sektorë si tregtia, investimet, ekonomia digjitale, transporti, kultura, turizmi, siguria ushqimore, energjia, burimet njerëzore, zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bashkëpunimi i grave etj.

Në shkurt, Takimi i Parë i Zyrtarëve të Lartë u mbajt në Guangzhou të Kinës Jugore. Para zhvillimit të Takimit të Dytë në Shangai, u organizuan gati 40 takime që përfshinin komitete të ndryshme të ekonomive anëtare dhe grupe pune të specializuara, ku u mblodhën mbi 1.000 pjesëmarrës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër