Maqedonia e Veriut pritet të ketë PBB 3,2% këtë vit, thotë Komisioni Evropian

Nga D. V.
347 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel/Shkup, 21 Maj, Zhurnal.mk – Nga pesë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndirmor të cilat e kanë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria këtë vit pritet të ketë Prodhimin Bruto Vendor (PBB) më të mirin e pas saj radhiet Maqedonia e Veriut, thotë një parashikim i sotëm i publikuar i Komisionit Evropian.

Sipas këtyre parashikimeve Shqipëria pritet të ketë 3,3% rritje të PBB-së ; Maqedonia e Veriut 3,2%, Mali i Zi 2,8% e Serbia po aq.

Kosova nuk ndodhet në raportin e parashikimit të KE-së meqë ajo nuk e ka statusin e vendit kandidat.

“Rritja e PBB-së u përshpejtua në vitin 2025, e nxitur nga kërkesa e brendshme. Pasi u ul gradualisht në fund të vitit 2025, inflacioni u rimëkëmb në mars të vitit 2026, veçanërisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe kostove të sektorit të shërbimeve,” shkruan në raport KE tek pjesa për Maqedoninë e Veriut.

“Për shkak të ndjeshmërisë së ekonomisë ndaj tronditjes së çmimeve të energjisë, rritja parashikohet të ngadalësohet gjatë horizontit të parashikuar. Të ardhurat publike nuk patën performancën aq mirë sa ishte planifikuar në vitin 2025, por objektivi i deficitit fiskal u arrit për shkak të një nën-zbatimi të madh të shpenzimeve kapitale. Deficiti parashikohet të bjerë gradualisht, por pritet të mbetet mbi objektivin prej 3% të PBB-së në vitin 2027 pa masa konkrete konsolidimi,” thotë raporti. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër