Takohet Hamza dhe ambasadori Rudolph flasin për zhvillimet politike dhe stabilitetin institucional

Nga D. V.
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në selinë qendrore të PDK-së, Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional.

Gjatë takimit, kryetari Hamza rikonfirmoi përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për formimin sa më të shpejtë të institucioneve qeverisëse dhe për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe avancimin e proceseve që i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Kryetari Hamza e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite, si dhe për partneritetin e ngushtë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër