Taskforcë për zbatimin e Planit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë

Nga D. V.
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nën drejtimin e Prefektit të Tiranës, Shkëlqim Hajdari u zhvillua sot, mbledhja e parë sensibilizuese dhe koordinuese e Taskforcës për zbatimin e Planit të Veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2025–2026 në Qarkun e Tiranës.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Bashkive Tiranë, Vorë dhe Kamëz, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, prokurore nga Prokuroria e Tiranës, si dhe përfaqësues të OSHEE-së, UKT-së dhe inspektorateve mjedisore e të punës. Pjesëmarrësit shprehën angazhimin për një kontroll rigoroz dhe të koordinuar të territorit, në funksion të parandalimit dhe goditjes së çdo veprimtarie të paligjshme.

Gjatë diskutimeve, drejtuesit e institucioneve vlerësuan se rezultatet e qarkut për goditjen e kanabisit, si në terren ashtu edhe në ambiente të mbyllura, janë ndër më të mirat në rang vendi. Njëkohësisht, u theksua rëndësia e bashkëpunimit për fushata informuese në shkolla dhe komunitete rurale, me qëllim mbrojtjen e të rinjve nga ky fenomen dhe parandalimin e përfshirjes së tyre në aktivitete të paligjshme.

Prefekti Hajdari njoftoi se do të krijojë një taskforcë ndërinstitucionale për goditjen e të gjitha grupeve të shpërndarjes së narkotikëve pranë mjediseve arsimore parauniversitare, duke synuar një angazhim të koordinuar dhe efikas në luftën kundër trafikut të drogës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër