Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim, për shkak të reshjeve të borës rekomandohet vozitje e kujdesshme

Nga admin
525 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 22 janar – Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Komunikacioni zhvillohet pa pandërprerë, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet vozitje e kujdesshme, informoi LAMM. 

Reshje të lehta bore po bien në Strumicë, Krushevë dhe Gjavatë, por aktualisht nuk po qëndron në rrugë.

Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë plotësosht të ekipuar, është vënë në dispozicion mekanizmi i nevojshëm dhe fuqia punëtore dhe në vazhdimësi në terren po bëhet pastrimi i borës. Në bashkëpunim me NP për rrugë shtetërore dhe Ministrinë e Transportit, bëhen aktivitete të koordinuara me qëllim që të sigurohet zhvillimi i papenguar dhe i sigurt i komunikacionit. 

Edhe krahas drejtimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, respektim i sinjalistikës së vendosur në trafik dhe shpejtësi e përshtatur në pajtim me kushtet në rrugë.

Po ashtu, rekomandohet informimi me kohë nga ana e të gjitha qendrave informative për kushtet dhe komunikacionin në rrugët shtetërore.

Aktivitetet e koordinuara të institucioneve kompetente vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, me qëllim që të sigurohet zhvillimi i papenguar dhe i sigurt i komunikacionit. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.  Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim zgjat deri më 15.03.2024

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër