Të propozuarit e PDK-së, LDK-së e Aleancës për anëtarë të KQZ-së

Nga D. V.
539 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Partitë politike i kanë dërguar propozimet e tyre për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më herët Klani raportoi se Partia Demokratike e Kosovës i ka propozuar Rashit Qalajn dhe Avdyl Imeri.

Klankosova.tv mëson se Muharrem Nitaj, do të vazhdojë ta mbajë postin e anëtarit të KQZ-së nga Aleanca.

Derisa Lidhja Demokratike do të bëjë një ndryshim.

LDK në këtë detyrë do ta delegojë Ilir Fetahun, i cili ka qenë kandidat për deputet nga ky subjekt politik.

Kurse, ende nuk ka informacion se kush nga radhët e VV-së do të jetë përfaqësues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër