Shkup, 22 nëntor Zhurnal.mk – Në një kohë kur gjithnjë e më shumë fermerë po heqin dorë nga prodhimi bujqësor, një çift i ri, Millosh dhe Elena, kanë vendosur të ndjekin një rrugë tjetër, duke e parë bujqësinë si mundësi për biznes dhe sigurim të ekzistencës.
Çifti ka marrë me qira tre hektarë tokë në rajonin e Prilepit, ku ka nisur kultivimin e duhanit, me synimin që këtë aktivitet ta zhvillojë në një biznes afatgjatë dhe ekonomikisht të qëndrueshëm.
Vendimi i tyre vjen në një periudhë kur shumë bujqësorë me përvojë po largohen nga kjo veprimtari. Megjithatë, Milloshi dhe Elena besojnë se me qasje të duhur, mbështetje financiare dhe kushte të sigurta për shitjen e produkteve, bujqësia mund të ofrojë perspektivë edhe për të rinjtë.
Sfidat kryesore me të cilat përballen fermerët e rinj lidhen me mungesën e këshillave praktike, sigurimin e financimit, përzgjedhjen e kulturave bujqësore dhe garantimin e plasmanit të prodhimit.
Nga Agjencia për Mbështetjen e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural theksojnë se të rinjtë informohen për mundësitë e shfrytëzimit të subvencioneve, programeve kombëtare dhe fondeve IPARD, hartimin e planeve të biznesit, llogaritjen e leverdishmërisë ekonomike të investimeve, si dhe mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit.
Gjithashtu, theksohet se të rinjtë janë të hapur ndaj teknologjive moderne, digjitalizimit dhe zbatimit të njohurive të reja në prodhimtarinë bujqësore.
Sipas Agjencisë, interesimi për të nisur një biznes bujqësor është më i madh kur të rinjtë kanë qasje në tokë, mundësi për të shfrytëzuar ekonominë familjare bujqësore, mbështetje financiare dhe siguri për shitjen e prodhimeve.

