Të rinjtë protestojnë në Aeroportin e Prishtinës para mbërritjes së Von der Leyen

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 tetor, Zhurnal.mk – Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në shenjë protestë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në kohën kur pritet të arrijë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit janë mbledhur në hapësirat e aeroportit, ndërsa vizita e von der Leyen në Kosovë është pjesë e turit të saj rajonal.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, von der Leyen pritet të zhvillojë takime me krerët institucionalë të vendit. Fillimisht, ajo do të pritet nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një takim të paraparë të nisë në orën 12:30.

Më pas, në orën 13:00, Presidentja e Komisionit Evropian do të pritet nga kryeministri Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Komisioni Evropian e ka konfirmuar zyrtarisht vizitën e von der Leyen në Kosovë për 1 tetor.

Pas vizitës në Kosovë, von der Leyen do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ndërsa më 2 tetor do të vizitojë Shkupin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër