Mickoski studentëve: Udhëtoni, mësoni, por kthehuni në Maqedoni

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 01 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje studentëve të rinj që të shfrytëzojnë mundësitë për arsimim dhe përvojë jashtë vendit, por në fund të kthehen dhe të kontribuojnë në Maqedoninë e Veriut.

Duke iu drejtuar studentëve në orën e parë akademike në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, Mickoski tha se sfida e vërtetë është angazhimi për familjen dhe vendin.

“Kudo që të shkoni, kthehuni në shtëpi dhe së bashku të luftojmë për vendin tonë”, porositi ai.

Mickoski u bëri thirrje edhe profesorëve që, përveç dijes, të jenë pedagogë dhe shembull për studentët. Ai foli edhe për përvojën e tij jashtë vendit, duke thënë se gjithmonë kishte vendosur të kthehej.

Rektori Dejan Mirakovski u tha studentëve se universiteti nuk është vetëm vend për të marrë diplomë, por hapësirë ku lindin ide dhe fitohet dije.

Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Ana Mihajllov, i inkurajoi studentët të shfrytëzojnë programin Erasmus+, të studiojnë jashtë dhe të fitojnë përvoja ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër