Të shtëna me armë zjarri në Laç, 5 të plagosur, mes tyre edhe një grua që ndodhej rastësisht aty

nga Xh M

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Laçit, pranë ish-Gjykatës. Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave, dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve paraprake, autorët kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të një automjeti në lëvizje, ku ndodheshin tre prej të plagosurve. Personi i katërt i lënduar është një grua që shiste qirinj në anë të rrugës dhe që u kap nga plumbat gjatë të shtënave.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetime intensive. Ende nuk janë bërë publike identitetet e të plagosurve, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.

Policia është duke marrë në pyetje dëshmitarë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More