Ankara, 22 shtator, Zhurnal.mk – Një person i paidentifikuar qëlloi me një armë gjahu jashtë një shkolle të mesme në Turgutlu, në provincën Manisa të Turqisë perëndimore, në orën 08:00 të mëngjesit.
Nga sulmi mbetën të plagosur katër nxënës.
Sipas transmetuesit kombëtar NTV, incidenti ndodhi para Shkollës së Mesme Teknike Profesionale dhe Anatoliane “Turgutlu İnci Üzmez”.
Forcat e rendit dhe ekipet mjekësore të shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit, të cilët u transportuan me ambulancë në Spitalin Shtetëror të Turgutlu-së.
Motivi i të shtënave mbetet i panjohur. Policia vendore po heton rastin dhe ka nisur një operacion kërkimi për të kapur autorin, i cili u largua në këmbë.
