Te të plasin armiqtë …

Nga D. V.
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Charles Bukowski për Jack Micheline
Përktheu: Flutura Oruqi

“e mora letrën tënde të çmendur … a po them gjënë e gabuar? mendoj se është 2 janari i vitit 1968. pijanecët amatorë kanë hequr dorë. unë, nuk shkova në punë sot, mutsihane e rrasët, nuk do të më pushojnë nga puna sepse më torturojnë shumë, kjo i kënaq ata.

kam parë disa gjërat e tua, loçkë, dhe pak a shumë si Dostojevski i vjetër, qen të egër, birrë e ngrohtë, ke një varg të fuqishëm, loçkaman, kështu që mos e lër poezinë – le të plasin armiqtë.

… derisa lexoja letrën tënde, poezitë e tua bëheshin më reale – si mish i shtuar në letër.

Fama dhe pavdekësia janë lojëra për njerëz të tjerë. Nëse nuk na njohin kur ecim në rrugë, ky është fati ynë. Mirupafshim, derisa makina e shkrimit punon dhe kur të ulemi herën tjetër.

Vajza ime e vogël më pëlqen dhe kjo është e mjaftueshme.”

2 janar 1968

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër