Shkup, 16 gusht Zhurnal.mk – Mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit – temperaturat deri në 36 gradë
Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të lehta deri mesatare lokale, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 36 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë pritet mot i ngjashëm, me temperatura nga 15 deri në 35 gradë Celsius.
Gjatë ditëve në vijim pritet një periudhë me mot stabil dhe më të nxehtë. Përjashtim do të jetë e marta, kur parashikohet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
