Tensione edhe brenda në sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores – deputetët e opozitës në këmbë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 08 tetor, Zhurnal.mk – Tensione edhe brenda në sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë.

Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi iu drejtua deputetëve duke i thënë që të bëhen gati për të kaluar në Kuvend, deputeti i “Mundësia”, Erald Kapri, dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, u ngritën nga karriget dhe shkuan pranë foltores duke debatuar me Peleshin.

Menjëherë ka ndërhyrë Garda, por situata është qetësuar shpejt.

Ndërkaq, kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama është rrëzuar në Kuvend me 76 vota kundër.

Kërkesa e opozitës u hodh në votim në seancën plenare, por nuk mori mbështetjen e shumicës parlamentare. /Tch/

artikuj të ndërlidhura