Tensione në LDK/ Baza kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Nga Xh M
1,548 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 qershor Zhurnal.mk – Tensione brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas rezultatit të dobët me vetëm 18 deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Një nga kritiket konistente të kryetarit të partisë Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme dhe reflektimin për rezultatet nga votimet e fundit.

“Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme. E kam thënë edhe në janar se në LDK përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor, duhet të ketë reflektim”.-shkruan Bajrami në reagimin e saj në rrjetet sociale,

Ajo ka përmendur edhe Kuvendin e fundit të LDK-së, duke theksuar se rreth 45 për qind e delegatëve ishin deklaruar në favor të dorëheqjes së kryetarit.

Një nga reagimet më të forta ka ardhur nga dega e dytë më e madhe në kryeytet, ata këkrojnë publikisht largimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit, me arsyetimin se atij i janë disa mundësi rresht për ta udhëhequr partinë, por ai ka dështuar.

Përgjigjen Abdixhiku e ka dhënë po përmes rrjeteve sociale.

Ai nuk ka dhënë sinjale për dorëzimin e postit, përkundrazi ka kërkuar largimin e atyre që nuk i bësojnë më strukturave të partisë.

Në këto zgjedhje LDK mori 3 deputëtë më shumë se në votimet e dhjetorit, edhe pse pritshmëritë ishin shumë të larta.

Abdixhiku ja dorëzoj vendin e parë të listës Vjosa Osmanit, dhe e prezantoj atë si kandidatën e tyre për presidente, ndërsa vet si kandidat për kryeministër.

Përformanca e LDK në tre zgjedhjet e fundit parlamentare në vend brenda 2 vitesh ka shënuar rënie dhe mbetet shumë larg rezultateve historike të Ibrahim Rugovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër