Tërhiqet nga rendi i ditës propozimi për emërtimin e rrugëve në Tetovë, këshilltarët e BDI nuk u kthyen në seancë

Nga Xh M
1,351 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 13 korrik Zhurnal.mk – Propozimi për emërtimin e 67 rrugëve në Tetovë është tërhequr nga rendi i ditës në seancën e Këshillit Komunal. Vendimi u miratua me 20 vota “për”, pa asnjë votë “kundër” dhe pa asnjë të përmbajtur.

Në vazhdimin e seancës u rikthye vetëm koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së, Berat Murati, pasi më herët ai dhe këshilltarët e tjerë të kësaj partie e kishin braktisur seancën.

Pas një debati të gjatë, këshilltarët vendosën që çështja t’i rikthehet për shqyrtim Komisionit për emërtimin e rrugëve. Ky komision ka nisur punën vite më parë dhe, sipas të dhënave të prezantuara në seancë, deri më tani janë mbajtur edhe dy debate publike lidhur me këtë proces.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër