Tërmet i fuqishëm 7,5 ballë Rihter, paralajmërime për cunami

Nga D. V.
118 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tokio, 20 prill, Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 7,5 ballë Rihter goditi sot ujërat në verilindje të Japonia, duke shkaktuar paralajmërime për cunami në disa zona bregdetare.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, lëkundja sizmike ndodhi në orën 16:53 pranë brigjeve të rajonit Sanriku, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Autoritetet lëshuan paralajmërime për cunami – niveli i dytë më i lartë i alarmit – duke paralajmëruar se disa pjesë të ishujve Honshu dhe Hokkaido mund të goditen nga valë deri në 3 metra.

Sipas transmetuesit publik NHK, valë deri në 80 centimetra u regjistruan pas tërmetit përgjatë bregdetit të prefekturës Iwate.

“Ndërkohë, nuk janë konstatuar parregullsi në centralin bërthamor “Fukushima Daiichi” apo në objektet bërthamore në prefekturat, Miyagi dhe Aomori” raportoi “Kyodo News”.

Kryeministrja Sanae Takaichi u bëri thirrje banorëve në zonat e prekura të zhvendosen menjëherë drejt zonave më të larta. Deri më tani, nuk janë raportuar dëme apo të plagosur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër