Tërmet me magnitudë 5.5 ballë godet Çekinë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Pragë, 9 korrik Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në orën 18:00 në Çeki.

Sipas të dhënave të disponueshme, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat gjeografike 49.73 gjerësi veriore dhe 13.819 gjatësi lindore, rreth 32 kilometra nga qyteti i Plzenit.

Hipocentra e tërmetit, sipas Qendrës Euro-Mesdhetare Sizmologjike, ndodhej në një thellësi prej rreth 10 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë mund të shkaktojë:

dëmtime në ndërtesat e vjetra,
rrëzim të oxhaqeve dhe tjegullave,
çarje të mureve,
dëme serioze materiale në zonat pranë epiqendrës.

Tërmete të kësaj magnitude janë të rralla në Çeki. Shumica e tërmeteve në këtë shtet kanë magnitudë më të vogël se 3 ballë.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet kompetente po e monitorojnë situatën.

artikuj të ndërlidhura