Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

Nga Xh M
1,829 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Karakas, 27 qershor Zhurnal.mk – Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave në Venezuelë nga tërmeti shkatërrues. Më shumë se 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të tjerë janë plagosur, sipas qeverisë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuar dhe familjet presin me dëshpërim lajme prej tyre. Të plagosurit po trajtohen në ambiente të improvizuara mjekësore pasi dhjetëra ndërtesa në veri të vendit u shkatërruan nga dy tërmetet, përfshirë kryeqytetin Karakas.

Një zyrtar i lartë qeveritar tha se qindra punonjës të shpëtimit ndërkombëtarë kanë mbërritur në vend, dhe të tjerë janë në rrugë e sipër. Dy tërmete të fuqishme tronditën Venezuelën brenda pak sekondash nga njëri-tjetri të mërkurën. Tërmeti i dytë ishte një nga dridhjet më të forta që ka goditur vendin në një shekull, me një magnitudë prej 7.5 ballë.

Shumë njerëz janë të zhdukur dhe ka të ngjarë që numri i të vdekurve të rritet ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë. SHBA-të kanë njoftuar gjithashtu vendosjen e anijeve luftarake dhe aeroplanëve transportues, si dhe 150 milionë dollarë ndihmë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër