Tetë ditë paraburgim për policin nga Shkupi, dyshohet se mbajti paratë e gjobave

Nga Xh M
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 gusht Zhurnal.mk – Një zyrtar policor i SPB Shkupit dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej së paku 85.500 denarësh.

Prokuroria njofton se, gjatë periudhës nga prilli deri në korrik, polici ka arkëtuar në para të gatshme gjoba nga qytetarët në NP “Parkingjet e Qytetit”. Në vend që pagesat të evidentoheshin nëpërmjet terminalit POS, një pjesë e shumës dyshohet se është përvetësuar prej tij.

Hetimet tregojnë se, në disa kundërvajtje në komunikacion, ai dyshohet se ka paraqitur dëshmi pagesash që u përkisnin personave dhe rasteve të tjera, ndërkohë që paratë e pranuara në dorë nuk i ka dorëzuar.

Një tjetër dyshim i ngritur nga Prokuroria është se polici u ka krijuar mundësi disa personave që të paguanin gjoba më të ulëta ose t’u shmangeshin plotësisht atyre.

Pas kërkesës së Prokurorisë, gjykata vendosi ndaj tij masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 8 ditësh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër