Tetovë: E mitura denoncon ngacmim nga 23-vjeçari, e ndiqte nga shkolla deri te stacioni i autobusit

Nga D. V.
352 e lexuar
A+A-
Rivendos

MPB njofton se më 02.03.2026, rreth orës 19:10, në SPB Tetovë, një 49-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar se vajza e tij e mitur ishte ngacmuar nga një 23-vjeçar nga rrethina e Kratovës, me të cilin njiheshin prej më herët.

Sipas denoncimit, për një periudhë të caktuar personi në fjalë e kishte shqetësuar përmes numrave të ndryshëm telefoni dhe profileve të rreme në rrjetet sociale. Po atë ditë, rreth orës 16:50, pas përfundimit të mësimit, ai e kishte ndjekur nga shkolla e mesme ku ajo vijonte mësimin deri te stacioni i autobusit.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër