Tetovë, nëna e rrahë në rrugë fëmijën 4-vjeçar e më pas e braktisë

Nga D V
980 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 10 qershor, Zhurnal.mk – Një rast i dyshuar i keqtrajtimit të një fëmije është raportuar më 9 qershor 2026 në SPB Tetovë.

Sipas informacioneve, rreth orës 14:15 në rrugën “Iliria” në Tetovë, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së saj, të moshës tre deri në katër vjeç.

Siç bëhet e ditur, pas reagimit të kalimtarëve të rastit, të cilët kanë ndërhyrë për ta mbrojtur fëmijën, gruaja e ka lënë të miturin në rrugë dhe është larguar me një karrocë ku ndodhej një tjetër fëmijë i mitur.

Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë. Autoritetet po ndërmarrin masa për identifikimin e autores së dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fëmija, pas marrjes së ndihmës mjekësore, i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Tetovë për trajtim të mëtejshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër