“Nuk keni përfshirë zonat e mbrojtura”/ Konferenca e Kryetarëve, Balla i përgjigjet me batuta deputetes së PD: Zogjtë e bufit duan të duken si flamingo

Nga D V
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 qershor, Zhurnal. mk – Në Konferencën e Kryetarëve, nuk kanë munguar debatet mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka sjellë në vëmendje protestën kundër projektit në Zvërnec, duke thënë: “Në kalendar keni përfshirë të gjitha nismat që janë depozituar ditët e fundit. Ndërkohë, vetëm një propozim timin për zonat e mbrojtura nuk e keni përfshirë. Kjo ndodh sepse ju nuk e keni prioritet interesin e qytetarëve. Prioriteti juaj janë ligjet që vijnë me porosi dhe që u shërbejnë të pasurve, duke dëmtuar dhe shkatërruar interesin publik”.

Ndërkohë, burime për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, bëjnë me dije se kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i është përgjigjur me batuta, duke i thënë: “Po shoh që zogjtë bufit duan të duken si flamingo”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër