Nga viti i ardhshëm nuk ka më dëftesa në letër, Janevska paralajmëron digjitalizim të plotë

Nga D V
1,074 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 qershor, Zhurnal.mk – Dëftesat digjitale këtë vit do t’i marrin nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, ndërsa nga viti i ardhshëm sistemi do të zgjerohet dhe do të kalojë në lëshim tërësisht elektronik, njoftoi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska. Këtë vit dëftesat digjitale po zbatohen për nxënësit e klasës së parë deri të tretë, ndërsa nga viti i ardhshëm do të përfshijnë edhe nxënësit e klasës së katërt deri të gjashtë, transmeton Zhurnal.

“Si Ministri kemi siguruar vula elektronike dhe nënshkrime elektronike. Këtë vit, për të shmangur mundësinë që ndonjë shkollë, ndoshta në zonë rurale ose me pajisje teknike më të dobët, të mbetet pa dëftesa, për këto tri klasa kemi vendosur një sistem që mund të quhet hibrid. Nga viti i ardhshëm dëftesat do të jenë plotësisht digjitale,” deklaroi Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para prezantimit të platformës ARBU – për rangimin akademik të universiteteve në Rajonin e Ballkanit.

Ministrja theksoi se digjitalizimi është me rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin dhe prandaj po zbatohet në MASh dhe në të gjitha institucionet që janë nën kompetencën e tij, në masën më të madhe të mundshme dhe në përputhje me kapacitetet. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër