“Ti je Moza Ahmetoviq” – Adioni i vendos prapashtesë sllave mbiemrit të Mimoza Ahmetit, shkakton reagime të forta në publik

Nga D. V.
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në fokus të debatit publik është vendosur banori Adion, i cili ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas sjelljes së tij, e konsideruar nga ndjekësit si fyese dhe e papërshtatshme ndaj poetes Mimoza Ahmeti.

Gjatë një prej përplasjeve brenda Ferma VIP, Adioni iu drejtua Mimozës duke e quajtur “Ahmetovic”, duke i shtuar një prapashtesë sllave mbiemrit të saj, veprim që u prit me reagime të ashpra nga publiku.

Situata u tensionua edhe më shumë kur ai deklaroi: “Unë kam mbiemër shqiptar, ndryshe nga ti”, një shprehje që ka nxitur revoltë dhe kritika të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë cilësuar si të papranueshme dhe përçarëse.

 Screenshot

Përplasja mes tyre nuk u mbyll me kaq. Adioni i dha Mimozës një paralajmërim të drejtpërdrejtë në kuadër të lojës brenda fermës, duke deklaruar se “do t’i marrë shpirtin” në sfidë dhe duke i vendosur një afat prej 12 orësh për të vepruar. “Ja unë, ja ti. Ke kohë edhe 12 orë të dalësh, o ti o unë”, ishte deklarata e tij që ka shtuar edhe më tej tensionin brenda formatit.

Adioni: Lëre Moza Ahmetoviqin cka flet, ti mos hap plagë se edhe une e di ku me ka prekur, kam pasur me histori qe me ka treguar nena e baba, vetem mos I hap plaget se njerezit Akoma vuajne, hiqju Mimoza Ahmetoviqit cka flet

Adioni: Lëre Moza Ahmetoviqin çka flet, ti mos hap plagë, se edhe unë e di ku më ka prekur. Kam pasur histori që më ka treguar nëna e babai. Vetëm mos i hap plagët, se njerëzit ende vuajnë. Hiqju Mimoza Ahmetoviqit çka flet.

Moza: Ahmetoviq je ti, lufta bum, money money (para) këndej pum.

Adioni: Unë nuk jam Ahmetoviq, unë jam Puka.

Moza: Pukoviq.

Adioni: Jo, unë kam mbiemër shqiptar, jo si ti Ahmetoviq. Mua nuk mundesh të ma ndërron mbiemrin.

Moza: Po, Ahmeti është mbiemër mysliman njëherë, s’ka lidhje fare me sllavët.

Adioni: E keni ndërruar ju, unë s’e kam ndërruar, unë jam Puka.

Moza: S’e kam ndërruar asnjëherë. Më ka thënë babai, jemi Nikq, kemi qenë kristianë. Hajde një pushtues, ndrysho; hajde një tjetër, ndrysho; ec në komunizëm, hiqe. Ahmetaj kemi qenë ne, na e hoqën.

Adioni: A ke qenë Ahmetoviq?

Moza: Unë Ahmetoviq s’kam qenë kurrë.

Adioni: E imja ka qenë vetëm Puka, prej Puke. S’mund të më thuash mua se unë vij prej Shqipnisë.

Moza: Shko edhe njëherë te viqi dhe te lopa. Ne jemi Nikq, Nikq kemi qenë që në kohën e kristianizmit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër