“Ti më përgjon, më ke shitur”, Divorci nga Ilir Meta, Kryemadhi: Iku nga shtëpia se i kërcënova vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit

Nga Xh M
449 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 prill Zhurnal.mk – Monika Kryemadhi ka folur sërish për ndarjen nga Ilir Meta, duke zbuluar arsyet që çuan në krizën familjare, e cila siç tregoi ajo, nisi pasi Meta u largua nga banesa me pretendimin se ajo kishte kërcënuar vjehrrin dhe bashkëshorten e Tedi Blushit.

“Ai ka ikur nga shtëpia se unë i kam kërcënuar vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit dhe pastaj vazhdoj më tutje. Është thirrur vjehrri i Tedi Blushit në SPAK në mars, pastaj në maj është bërë nëndrejtor i spitalit të burgut dhe mbas atakimit ka filluar agresiviteti, “ti më përgjon, ti më ke shitur, ti je bërë bashkëpunëtor i SPAK” dhe për këtë arsye iku, kaq. E gjitha kjo është”, tha ajo në “Kjo Javë”, në News24. Ndër të tjera, ajo tha se në gjithë situatën ka pasur edhe ndërhyrje për të krijuar një mosbesim apo paragjykim të Ilir Metës jo vetëm ndaj saj, por edhe ndaj stafit të tij të vjetër më parë.

Ajo shtoi se zhgënjimi më i madh lidhet me marrëdhënien 30-vjeçare që ajo kishte me Metën dhe ai, sipas saj, “e shkeli me këmbë” për dikë që njohu në presidencë, duke iu referuar këtu Tedi Blushit.

“Ajo që mua më ka vrarë, është se kur një njeri që ka jetuar 30 vite me mua dhe unë kam bërë çdo gjë, dhe kam dhënë maksimumin, por për atë s’ka qenë, por për mua ka qenë trefishi. Unë jam shumë dakord që mund të më shkelë me këmbë Ilir Meta përballë nënës, babait, motrës së vet, familjarëve të vet, por s’mund të më shkelësh me këmbë dhe të cenosh integritetin tim për një njeri që e ke njohur në presidencë, rrogëtar“, tha ajo.

Monika Kryemadhi: Ai ka ikur nga shtëpia se unë i kam kërcënuar vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit dhe pastaj vazhdoj më tutje. Është thirrur vjehrri i Tedi Blushit në SPAK në mars, pastaj në maj është bërë nëndrejtor i spitalit të burgut dhe mbas atakimit ka filluar agresiviteti, “ti më përgjon, ti më ke shitur, ti je bërë bashkëpunëtor i SPAK” dhe për këtë arsye iku, kaq. E gjitha kjo është.

Kjo tronditi të gjithë marrëdhënien, por tani për mua s’ka më. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them, ana njerëzore e divorcit tim nuk ka lidhje me vendimet politike qoftë të Ilir Metës personale, apo të mijat. Mënyra se si është ndërtuar dhe unë mendoj që gjithmonë SPAK ka ndërhyrë përmes personave të caktuar, të infiltruar për të krijuar një mosbesim, apo paragjykim të Ilir Metës jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj stafit të tij të vjetër më parë.

Ajo që mua më ka vrarë, është se kur një njeri që ka jetuar 30 vite me mua dhe unë kam bërë çdo gjë, dhe kam dhënë maksimumin, por për atë s’ka qenë, por për mua ka qenë trefishi. Unë jam shumë dakord që mund të më shkelë me këmbë Ilir Meta përballë nënës, babait, motrës së vet, familjarëve të vet, por s’mund të më shkelësh me këmbë dhe të cenosh integritetin tim për një njeri që e ke njohur në presidencë, rrogëtar.

Ne do ishim bashkë. Dosja ka qenë arsyeja e divorcit, kjo është një nga ato deklarata që ai e ka bërë shumë të qartë dhe e ka bërë në një televizion ku faktikisht ato ambiente janë pronë e familjes sime.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër