Tifozët e Arsenalit kërkojnë nga UEFA ndëshkimin e Simeones pas veprimit që bëri gjatë ndeshjes

Nga D. V.
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tifozët e Arsenalit kanë kërkuar që të merren masa ndaj Diego Simeones, pasi pamjet nga tribuna treguan se çfarë bëri trajneri i Atletico Madridit gjatë një kontrolli të vonë në VAR në barazimin 1-1 në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Arsenali kaloi në avantazh në pjesën e parë me penalltinë e realizuar nga Viktor Gyokeres, ndërsa Julian Alvarez barazoi nga pika e bardhë menjëherë pas pushimit.

Atletico, si vendas, ishte skuadra më e mirë në pjesën e dytë dhe duhej të kishte gjetur golin e fitores, por në fund ishte Arsenali ai që u ndje i dëmtuar.

“Topçinjtë” fituan një penallti të dytë, kur David Hancko u vlerësua se kishte faulluar Eberechi Ezen brenda zonës. Dukej se kishte kontakt, por mbetet e diskutueshme nëse ai kontakt ishte i mjaftueshëm për të akorduar penallti.

Lojtarët e Arsenalit u lanë të tërbuar, me komentatorët e TNT Sports që vunë në dukje se Simeone kishte dalë nga zona e tij teknike për të tentuar të komunikonte me gjyqtarin.

Pamjet e filmuara nga tifozët dhe të publikuara në rrjete sociale tregojnë Simeonen duke i bërtitur gjyqtarit teksa ai po i afrohej monitorit, dhe ai vazhdoi ta bënte këtë gjatë gjithë procesit të rishikimit.

Ndërsa argjentinasi shfaqi qartë pasion, tifozët e Arsenalit e konsideruan këtë si tejkalim të kufijve dhe kërkojnë që UEFA të marrë masa disiplinore me efekt prapaveprues.

Njëri shkroi: “Imagjinoni sikur Arteta të sillej si Simeone. Do ta dënonin me një ndalim për ta drejtuar ekipin për gjithë sezonin”.

Një tjetër deklaroi: “Simeone duhet të ndalohet. Ai i intimidon gjyqtarët gjatë gjithë 90 minutave”.

Një i tretë shtoi: “Dua që Arteta të jetë mbi atë gjyqtar javën tjetër, nëse ai shkon te monitori për çfarëdo rasti”./

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër