Videoja e momentit të tensionuar mes Melanias dhe Donald Trumpit ngjall reagime: Zonja e parë nuk deshi t’ia mbante dorën Presidentit

Nga D. V.
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një video e Donald Trumpit dhe Melania Trumpit nga një darkë e organizuar në Shtëpinë e Bardhë në nder të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Në pamje, Melania duket se i bën të qartë Trumpit se nuk dëshiron t’ia mbajë dorën.

Teksa po pozonin për fotografët, të dy u panë të tendosur. Në një moment, Melania e lëshon dorën e tij, ndërsa më pas u buzëqesh me një buzëqeshje të ngrirë fotoreporterëve të pranishëm.

Më vonë, Trump tenton sërish t’i afrohet dhe t’ia kapë dorën; për pak çaste ata i ndërthurin gishtat, por situata vazhdoi të interpretohej si e sikletshme. Shumë përdorues në rrjetet sociale kanë komentuar se nga ky moment “duket qartë” se ajo nuk e duron.

“Definitivisht është koha të divorcohen”, “Nuk do të ketë asgjë me të dhe as që e fsheh më”, “Çfarë poshtërimi për Trumpin”, janë disa nga komentet e shkruara në X (ish-Twitter).

Në të njëjtën mbrëmje, Trump u ndal edhe te një moment personal teksa përshëndeti Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla në Shtëpinë e Bardhë, duke kujtuar prindërit e tij të ndjerë dhe duke theksuar lidhjen e nënës së tij me Mbretërinë e Bashkuar.

“Ata ishin të martuar 63 vjet dhe – më fal, nëse s’e ke problem – ky është një rekord që ne s’do të mund ta arrijmë, zemër. Më vjen keq, thjesht nuk shkon kështu… do t’ia dalim mirë, por jo aq mirë sa 63 vjet”, i tha ai Melanias.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër