Trafiku Urban nga sot me ndryshime në çmime dhe itinerarin e linjes 7C

Nga D. V.
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Trafiku Urban do të nisë muajin korrik me disa ndryshime të rëndësishme.

Nga dita e sotme, biletat e transportit publik do të ndryshojnë në çmime për ato të paguarat fizikisht dhe ato me SMS apo përmes kuletës digjitale.

“Biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime më të ulëta krahasuar me biletat fizike. Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale” u tha në njoftimin e djeshëm.

Bileta njëdrejtimëshe fizike do të jetë 80 centë, ndërkaq ajo digjitale 60 centë.

Bileta ditore fizike do të bëhet nga 80 centë në 1 euro e 20 centë, teksa ata që e blejnë me SMS apo nëpërmjet kuletës digjitale, do ta paguajnë të njëjtën për 1 euro.

Ndryshime do të bëhen edhe në linjën e qarkullimit 7C.

“Në bazë të këtij ndryshimi, autobusi i linjës 7C nuk do të vazhdojë më qarkullimin deri te ETC-ja, por do ta përfundojë itinerarin dhe do të kthehet te rrethi i FSK-së, ashtu siç ka funksionuar edhe më herët. Ky ndryshim është ndërmarrë në përputhje me vendimin e Komunës dhe synon përmirësimin e organizimit të transportit publik, rritjen e efikasitetit të funksionimit të linjës, respektimin më të saktë të orareve të qarkullimit, si dhe ofrimin e një shërbimi më të besueshëm për të gjithë udhëtarët” deklaroi Trafiku Urban.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër