Kërçovë, 22 korrik Zhurnal.mk – Një banor 37-vjeçar i Kërçovës ka vdekur në një zjarr në banesë, i cili shpërtheu dje pasdite, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas informacioneve, trupi u gjet pasi zjarri u shua.
“Më 21 korrik në ora 18:55, në SPB Kërçovë, nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Kërçovë, u raportua se kishte shpërthyer një zjarr në një banesë në rrugën “4 Korriku” në Kërçovë. Ekipi i TZP Kërçovë e shoi zjarrin dhe në banesë u gjet trupi i djegur i S.S. (37) nga Kërçova”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore konstatoi vdekjen, ndërsa hetimi në vendngjarje u krye nga prokurori publik dhe ekipi i SPB Kërçovë.
