Tragjedi në Shkup: 62-vjeçari gjendet i vdekur në makinë, dyshohet se humbi jetën gjatë vozitjes

Nga D V
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shtator, Zhurnal.mk – Kalimtarët e gjetën të pajetë në lagjen Maxhari.

Një 62-vjeçar nga Shkupi është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një automjet “Peugeot” me targa të Shkupit, në rrugën “Pero Nakov”, në lagjen Maxhari.

Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 09:00. Burri është gjetur i pajetë brenda automjetit.

Autoritetet kanë nisur procedurat për zbardhjen e rrethanave të vdekjes, ndërsa pritet të përcaktohet edhe shkaku i saktë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër