Trajkov: Jemi të përkushtuar në implementimin e detyrimeve nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në

Nga B.M
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shkurt – Gjendja me sundimin e ligjit, reformat në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit, reforma në administratën publike si dhe Agjenda e reformave u shqyrtuan sot në një takim të Komitetit për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian.

Në takimin e Komitetit theks i veçantë i është vënë kritereve politike dhe Agjendës së reformave.

“Si bashkëkryesuese e Komitetit për Stabilizim-Asociim më lejoni të shpreh kënaqësinë time që pas një pauze prej pesë vitesh, vazhdojmë me takimet e këtij trupi ku konfirmuam angazhimin e Maqedonisë për të vazhduar reformat që lidhen me integrimin evropian dhe avancimin e mëtejshëm për bashkëpunimin me Bashkimin Evropian. Theksuam rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm politik, zbatimin e agjendës së reformave dhe përshpejtimin e procesit të harmonizimit me të drejtën e Bashkimit Evropian”, tha zëvendësministrja për Çështje Evropiane dhe bashkëkryesuese e Komitetit të Stabilizim-Asociimit midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, Viktorija Trajkov.

Siç njofton kabineti i Trajkovit, takimi i Komitetit të Stabilizim-Asociimit me BE-në përfundoi me konfirmimin e vazhdimit të punës së rregullt të nënkomiteteve në kuadër të MSA-së dhe përgatitjen e takimit të ardhshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër