Trajneri i Galatasarayt telefonon Vedat Muriqin

Nga D. V.
221 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, e do me çdo kusht sulmuesin kosovar të Mallorcas, Vedat Muriqin, të cilin e ka telefonuar për ta bindur për një transferim gjatë verës.

Vedat Muriqi, i cili po e përfundon sezonin në La Liga me 22 gola në 35 ndeshje, duke tejkaluar edhe yjet botërorë, ka tërhequr vëmendjen e Galatasarayt.

Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, po përpiqet ta bindë sulmuesin 32-vjeçar, me të cilin ka një marrëdhënie të mirë që nga koha e tij në Rizezspor.

Sipas mediumit turk Fanatik, Buruk po tenton ta bind Muriqin që t’i bashkohet klubit kampion të Turqisë këtë verë, duke e telefonuar atë dhe duke i shprehur dëshirën për ta parë atë në Galatasaray.

Mësohet gjithashtu se edhe Muriqi është i hapur për të kaluar vitet e fundit të karrierës së tij në Turqi, aty ku ka shkëlqyer më parë te rivalët e tyre, Fenerbahce.

Edhe pse transferimi i prizrenasit duket i pavarur nga kontrata e Mauro Icardit, lëvizja e Buruk tregon se ai nuk është shumë i interesuar që sulmuesi argjentinas të qëndrojë në Stamboll.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër