Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë 119,7 milionë lekë kompensim për naftën

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 shtator, Zhurnal.mk – Administrata Tatimore, bën të ditur se, se në mbështetje të operatorëve të transportit publik, ka realizuar në masën 100% fondin e alokuar prej 119,7 milionë lekë, për kompensimin e rritjes së çmimit të karburantit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga skema e kompensimit kanë përfituar 116 subjekte, në kuadër të masave mbështetëse për sektorin e transportit publik.

Skema synon të lehtësojë barrën e shpenzimeve për operatorët, në kushtet e rritjes së kostove të operimit, duke ofruar mbështetje financiare për përballimin e çmimit të karburantit.

Administrata Tatimore vlerëson se masa synon të mbështesë operatorët e transportit publik dhe të kontribuojë në vijimësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Tatimet sqarojnë se fondi prej 119,7 milionë lekësh nuk përfshin kompensimin për shoqëritë që operojnë linjat urbane në Tiranë, pasi kompensimi për këto subjekte mbulohet nga Bashkia e Tiranës.

Tatimet sqarojnë se, në fondin e disbursuar nga Administrata Tatimore nuk përfshihen në skemën e kompensimit shoqëritë e linjave qytetëse në Tiranë që mbulohen nga Bashkia e Tiranës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër