Tre policë të lënduar në aksident me një veturë zyrtare të MPB-së në Shkup

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator Zhurnal.mk – Tre pjesëtarë të policisë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti është raportuar dje rreth orës 13:00. Në të janë përfshirë një automjet “MG” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 29-vjeçar nga Kërçova, dhe një automjet zyrtar “Škoda” në pronësi të MPB-së, i drejtuar nga një polic 31-vjeçar nga Shkupi.

Si pasojë e përplasjes, janë lënduar shoferi i “Škodës” dhe dy pasagjerët e tij, të tre pjesëtarë të policisë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Urgjente të Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër