Tripunovski: Janë siguruar mbi 1,5 miliardë denarë shtesë për mbështetje të bujqve dhe investime kapitale në ujitje

Nga D. V.
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore, Cvetan Tripunovski, informoi se me ribalancin e propozuar të Buxhetit janë siguruar mbi 1,5 miliardë denarë shtesë për mbështetjen e bujqve dhe për investime kapitale në sektorin e ujitjes, njofton Skopje1.mk.

Sipas Tripunovskit, më shumë se 1,4 miliardë denarë janë paraparë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, ndërsa rreth 100 milionë denarë do të destinohen për investime kapitale në ujitje.

Ai theksoi se përmes politikave të përgjegjshme po krijohen kushte më të mira pune dhe po rritet konkurrueshmëria e prodhimit bujqësor vendas.

“Me politika të përgjegjshme sigurojmë konkurrueshmëri më të madhe dhe kushte më të mira për çdo bujk. Me mbështetje të vërtetë për bujqit kontribuojmë në bujqësi të qëndrueshme”, porositi ministri Tripunovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër