Bebe Rexha elektrizon Marokun me një koncert gjigant, ngjitet në skenë edhe me flamurin maroken

Nga D. V.
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbajtur mbrëmjen e së dielës një koncert madhështor në Marok, ku performoi para mijëra adhuruesve në kuadër të festivalit të njohur OLM Souissi në Rabat.

Këngëtarja, e cila së fundmi publikoi albumin e saj më të ri “Dirty Blonde”, solli për publikun maroken disa nga këngët e këtij projekti, ndërsa nuk munguan as hitet që e kanë shoqëruar ndër vite dhe e kanë bërë një prej emrave më të suksesshëm të skenës ndërkombëtare.

Interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” u prit me entuziazëm të madh nga audienca, e cila e shoqëroi performancën e saj me duartrokitje dhe ovacione gjatë gjithë mbrëmjes.

Një nga momentet më emocionuese të koncertit ishte kur Bebe u shfaq në skenë e mbështjellë me flamurin e Marokut, gjest që u mirëprit me brohoritje nga publiku i pranishëm.

Vetë artistja ndau më pas me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi dhe video nga atmosfera spektakolare në Rabat, duke treguar energjinë e jashtëzakonshme që mbizotëroi gjatë koncertit.

Ky është një tjetër sukses në turneun veror të Bebe Rexhës, e cila gjatë muajve në vijim pritet të ngjitet në skenat e disa festivaleve dhe koncerteve në vende të ndryshme të Evropës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër