​Trump i jep ultimatum Iranit: Kërcënon me shkatërrimin e centraleve elektrike nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Donald Trump i ka vendosur një ultimatum Iranit, duke kërcënuar se do të shkatërrojë centralet e tij elektrike nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit brenda 48 orëve.

Ky veprim përfaqëson një përshkallëzim të rëndësishëm, vetëm një ditë pasi ai deklaroi se SHBA-të planifikojnë reduktimin e operacioneve ushtarake.

​„Nëse Irani nuk e hap plotësisht dhe pa kërcënime Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve nga ky moment, SHBA do të sulmojnë dhe do të shkatërrojnë centralet e tyre elektrike, duke filluar nga më i madhi!“, shkroi Trump në rrjetet sociale një orë pas mesnatës sipas kohës së Evropës Qendrore.

​Nëse Trump i realizon kërcënimet e tij, sulmet amerikane do të zgjerohen në infrastrukturën që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të iranianëve.

​Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e naftës botërore, është e mbyllur për shumicën e anijeve që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit tre javë më parë. Trump kërkoi ndihmë nga shtetet e tjera për sigurimin e saj, por kjo mbeti pa një përgjigje konkrete. Bllokada e kalimit 50 kilometra të gjerë dhe sulmet ndaj anijeve kanë çuar në rritjen e çmimeve globale të naftës dhe gazit.

​Shtabi i komandës ushtarake iraniane “Khatam al-Anbiya” njoftoi se nëse SHBA sulmon infrastrukturën energjetike iraniane, Irani do të hakmerret me sulme ndaj objekteve amerikane të energjisë, teknologjisë informative dhe depolimerizimit (ujit të pijshëm) në rajon.

​Trump edhe më herët gjatë këtij muaji e ka ngritur idenë e shkatërrimit të rrjetit elektrik të Iranit.

​„Ne mund ta shkatërrojmë kapacitetin e tyre elektrik brenda një ore, dhe do t’u duhen 25 vjet për ta rindërtuar. Por, nuk do ta bëjmë këtë“, tha Trump më 11 mars.

artikuj të ndërlidhura