Trump i shkruan Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju në vitet në vijim

Nga D. V.
204 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 prill, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njopftuar se mbrëmë ka pranuar një letër nga presidentit amerikan, Donald Trump.

Osmani , përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo letër ka të bëjë me përfundimin e mandatit të saj si presidente e Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë!

Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër