Trump: Negociatorët iranianë “të çuditshëm”, u bëj thirrje të tregohen seriozë

Nga D. V.
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka quajtur negociatorët iranianë “të pazakontë dhe të çuditshëm”, duke u bërë thirrje të tregohen “seriozë” për propozimin amerikan për paqe.

“Negociatorët iranianë janë shumë të pazakonshëm në sjellje dhe të çuditshëm. Ata po na luten të arrijmë marrëveshje, gjë që duhet ta bëjnë pasi janë shkatërruar ushtarakisht, pa asnjë mundësi rikthimi, por megjithatë publikisht thonë se vetëm po shqyrtojnë propozimin tonë”, shkroi Trump në “Truth Social”.

Ai u bëri thirrje të tregohen “seriozë” sa më parë, para se të jetë tepër vonë si dhe paralajmëroi se nuk do të ketë “asnjë kthim pas dhe nuk do të jetë mirë”.

Thuhet se SHBA-ja i ka dërguar Iranit një plan me 15 pika, që përfshin hapa lidhur me programet bërthamore dhe balistike të Teheranit si dhe sigurinë detare në Ngushticën e Hormuzit.

Irani e ka refuzuar propozimin, duke theksuar se çdo armëpushim do të ndodhë sipas kushteve dhe afateve të tij dhe ka paraqitur pesë kushte për përfundimin e luftës, përfshirë ndalimin e plotë të agresionit dhe atentateve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër