Tufegxhiq: Në gjyqësor ekziston një grup i vogël me mentalitet kriminal

Nga B.M
312 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 janar – Avokati dhe ish-gjyqtari Vladimir Tufegxhiq foli ashpër për gjendjen në gjyqësorin maqedonas, duke vlerësuar se problemi kyç nuk është mungesa sistemore e pagave, por ekzistenca e një grupi të vogël, por me ndikim, njerëzish me mentalitet të theksuar kriminal.

Tufegxhiq fillimisht përshëndeti punën e Prokurorisë Publike në luftën kundër korrupsionit dhe bëri thirrje për përgjegjësi më të gjerë shoqërore, veçanërisht nga ata që punojnë në sistemin e drejtësisë si gjyqtarë, prokurorë publikë dhe avokatë.

Ai për “Triling” theksoi se pa mbështetje për prokurorinë nuk mund të ketë përparim thelbësor në zbardhjen e dukurive korruptive.

Duke folur për lëndë aktuale, ndër të cilat edhe rasti i gjyqtarit Gjoko Ristov, në të cilin u gjetën 350.000 euro të murosura në murin e shtëpisë së prindërve të tij, Tufegxhiq theksoi se nuk dëshiron të hyjë në analiza konkrete juridike, duke u thirrur në respektimin e parimit të prezumimit të pafajësisë.

Megjithatë, sipas tij, raste të tilla duhet të hapin pyetje thelbësore se kundër kujt realisht po zhvillohet lufta kundër korrupsionit.

– Ne duhet ta identifikojmë saktë grupin e vogël të njerëzve që janë objektivi i kësaj lufte. Bëhet fjalë për persona me mentalitet kriminal, të cilët edhe me pagë prej 10.000 eurosh do të vazhdonin të bënin të njëjtën gjë – theksoi Tufegxhiq.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër