Turqia shënon 10-vjetorin e tentativës për grusht shteti që shkaktoi mbi 250 të vrarë

Nga L. M
521 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Turqia shënon sot 10-vjetorin e tentativës së dështuar për grusht shteti të vitit 2016.

Në të gjithë vendin, do të organizohen ceremoni përkujtimore, me aktivitete që përfshijnë ekspozita, homazhe publike dhe një marshim mbi Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut në Stamboll.

Ceremonitë do të zhvillohen nën moton “Vullneti ynë, Fitorja jonë”, në 15 Korrik, që është festë zyrtare në Turqi, në kujtim të grushtit të shtetit të dështuar. Ura, e njohur më parë si Ura e Bosforit, u riemërtua pas ngjarjeve të atij viti.

Më 15 korrik 2016, një grup ushtarakësh brenda forcave të armatosura turke, u përpoq të rrëzonte qeverinë e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Luftime shpërthyen në Stamboll dhe në kryeqytetin Ankara mes organizatorëve të grushtit të shtetit dhe forcave të sigurisë besnike ndaj qeverisë.

Pasi Erdogan u bëri thirrje qytetarëve të dilnin në rrugë për t’i kundërshtuar puçistët, këta të fundit hapën zjarr ndaj civilëve duke përdorur tanke dhe avionë luftarakë.

Presidenti Erdogan i shpëtoi ngushtë një atentati. Mbi 250 persona u vranë dhe më shumë se 2 000 të tjerë u plagosën, përpara se tentativa për grusht shteti të shtypej.

Erdogan fajësoi për organizimin e grushtit të shtetit lëvizjen e klerikut Fethullah Gulen. Megjithatë, ngjarjet nuk janë hetuar kurrë nga një organ i pavarur.

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme që pasoi, më shumë se 100 000 punonjës të sektorit publik, përfshirë akademikë, gjyqtarë dhe policë, u pushuan nga puna me dekrete qeveritare.

Dhjetëra mijëra persona u arrestuan, ndërsa shumë media dhe shtëpi botuese u mbyllën

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër