Athinë, 11 maj, Zhurnal.mk – Komisioneri Evropian për Transportin e Qëndrueshëm dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas, vizitoi Evrosin në kuadër të udhëtimit të tij në Thraki për Ditën e Evropës 2026.
”Bashkimi Evropian është një territor gjeografik me kufij dhe kufijtë e tij janë këtu, në Thraki, e cila shërben si mburojë e Bashkimit Evropian. Sot, këtu, shohim imazhin e Evropës, një Evropë që na mbron, që nuk i lë kufijtë e saj në dorë të fatit, që bashkëpunon dhe që kupton se qytetarët kanë të drejtë të ndihen të sigurt”, tha ai.
“Ndërtimi i gardhit është një iniciativë greke, e mbështetur nga Bashkimi Evropian me 1,7 miliardë euro financim për pajisje, teknologji të reja dhe sisteme mbikëqyrjeje. Po dëshmohet në praktikë se mbrojtja e kufijve tanë është një përgjegjësi e përbashkët evropiane, sepse kufijtë e Greqisë janë gjithashtu kufijtë e Evropës dhe siguria e qytetarëve grekë është, në të njëjtën kohë, siguria e të gjithë qytetarëve evropianë”, theksoi Tzitzikostas.
Komisioneri vizitoi gjithashtu Qendrën e Operacioneve të Përbashkëta të Policisë Greke, Frontex dhe Europol në aeroportin ”Demokritos” në Alexandroupolis, si edhe stacionin e matjes dhe rregullimit të gazit natyror “Amfitriti”.
Tzitzikostas vizitoi gjithashtu kantieret e ndërtimit të rrugës unazore lindore të Alexandroupolisit dhe u takua me sipërmarrës të rinj, kryetarë bashkish dhe studentë nga Thrakia.
