U fut në lumë për të shpëtuar djalin e tij, vdes 38-vjeçari pasi e mori rrjedha

Nga Xh M
1,304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pontebba, 11 korrik Zhurnal.mk – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 38-vjeçar humbi jetën pasi u hodh në lumin Tagliamento për të shpëtuar djalin e tij të vogël që ishte marrë nga rryma e ujit.

Ngjarja ndodhi pranë Ronchis di Latisana, në provincën e Udines, nën viaduktin e autostradës A4. Alarmi u dha nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan shërbimet e emergjencës pasi panë persona në vështirësi në lumë.

Sipas autoriteteve italiane, viktima ishte një murator 38-vjeçar, me origjinë nga Baku i Azerbajxhanit, i cili jetonte në Pontebba, në provincën e Udines.

Raportohet se ai u hodh në ujë pasi djali i tij 5-vjeçar e gjysmë u mor nga rryma. Bashkë me të ndodheshin edhe dy vajzat e familjes, 9 dhe 11 vjeçe. Babai arriti ta nxirrte djalin në breg, ndërsa dy vajzat dhe nëna e tyre u ndihmuan nga persona që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

Menjëherë pas shpëtimit të të birit, 38-vjeçari u zhduk në ujërat e lumit.

Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, një helikopter dhe zhytësit, të cilët nisën menjëherë kërkimet. Pas disa orësh, trupi i pajetë i burrit u gjet në bregun tjetër të lumit Tagliamento.

Ndërkohë, djali 5-vjeçar, i cili kishte pësuar sindromë të rëndë mbytjeje, u transportua me helikopter në spitalin e Udines. Mjekët konfirmuan se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër