U ndalua në rrugë nga një influencues dhe fitoi sfidën e tij – Bebe Rexha i dhuron 100 dollarët për dikë tjetër në nevojë

Nga D. V.
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është ndalur së fundmi në rrugët e Londrës nga influencuesi i njohur i TikTok-ut, Shan Rizwan, i cili njihet për sfidat spontane që u bën kalimtarëve lidhur me njohuritë e tyre muzikore.

Teksa po shëtiste në kryeqytetin britanik së bashku me vëllanë e saj, Florentin, dhe kunatën Dorina, artistja shqiptare nuk hezitoi të pranonte sfidën e radhës. Koncepti ishte i thjeshtë: nëse arrinte të gjente tri këngë nga një prej artistëve të saj të preferuar, do të fitonte 100 dollarë.

Rexha zbuloi se është një fanse e madhe e Lauryn Hill, ndërsa Shan vendosi ta vërë në provë me tri këngë më pak të zakonshme të artistes legjendare. Sapo nisën tingujt, Bebe tregoi menjëherë njohuritë e saj muzikore, duke i identifikuar saktë këngët “That Thing”, “Ready Or Not” dhe “To Zion”.

Sfida u përmbyll me sukses dhe 100 dollarët ishin të sajat. Megjithatë, në një gjest që u vlerësua nga ndjekësit në rrjetet sociale, Rexha vendosi të mos i mbante paratë për vete. Ajo ia ktheu shumën influencuesit dhe i kërkoi që ato t’ia dhuronte personit të parë që do të takonte në rrugë, duke i marrë premtimin se do ta bënte këtë gjë.

Videoja e momentit është shpërndarë gjerësisht në TikTok, duke treguar edhe një herë anën e thjeshtë dhe bujare të këngëtares, e cila pavarësisht suksesit ndërkombëtar, vazhdon të mbetet e afërt me fansat dhe e gatshme për momente spontane në rrugë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër