U përmend se Majlinda Kelmendi do të jetë pjesë e listës së Vjosa Osmanit – reagon klubi i xhudos “Ippon”

Nga D. V.
562 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 maj, Zhurnal.mk – Klubi i Xhudos “Ippon” ka bërë të ditur se kampionja olimpike Majlinda Kelmendi nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike dhe nuk do të angazhohet në asnjë listë zgjedhore.

Përmes një mesazhi të dhënë për emisionin Debat Plus, klubi ka mohuar zërat për përfshirjen e saj në politikë, duke reaguar edhe ndaj deklarimeve të analistit Astrit Gashi

“Përmes këtij mesazhi duam t’ju informojmë se Majlinda Kelmendi nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike”, u tha në mesazhin e dërguar për Debat Plus.

Reagimi erdhi pasi nga analisti Astrit Gashi u tha se po flitet mundësia e përfshirjes së saj në listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e ardhshme, gjë që tashmë është mohuar zyrtarisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër